Site icon PrishtinaPress

Edhe sot e nesër ftohtë, në fundjavë ngriten temperaturat

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i ftohtë dhe me vranësira, ku temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 3-7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimalet 14-15 gradë Celsius.

Sipas Prishtina Weather, pasdite vende-vende ka mundësi për riga lokale shiu. Mot i ngjashëm do të jetë edhe nesër, derisa përmirësim pritet gjatë fundjavës.

Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë një rritje nga 14 e 15 gradë, deri në 21 të dielën, e të hënën edhe në 24 gradë Celsisus.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 4-11m/s, e nga fundjava ndryshon drejtimin në jug dhe jugperëndim.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë në ditët e ardhshme, më pas me tendencë të rënies./Prishtinapress/

Exit mobile version