Kanë vijuar edhe sonte protestat kundër platformës shqiptare nga të ashtuquajturit “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët”. Përveç në kryeqytet sot janë mbajtur protesta edhe në 12 qytete të tjera të vendit.
Ndërkaq, sa i përket protestës së një ditë më parë nga Ministria e Brendshme njoftuan se janë shënuar dy incidente dhe se policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e ngjarjeve dhe zbulimin e autorëve.