Site icon PrishtinaPress

Edhe shtatë të vdekur dhe 337 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë, shtatë persona kanë vdekur nga coronavirusi, kurse janë shënuar 337 raste të reja.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.318 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Numri total i rasteve pozitive është 20.179 raste nga 95.774 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 688 raste të vdekjes.

Po ashtu janë shëruar 91 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.611 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.880.

Rastet pozitive janë nga:

Komuna Prishtinë 185 raste;

Komuna Gjakovë 41 raste;

Komuna Fushë Kosovë 26 raste;

Komuna Lipjan 16 raste;

Komuna Podujevë 16 raste;

Komuna Drenas 7 raste;

Komuna Skenderaj 7 raste;

Komuna Obiliq 6 raste;

Komuna Mitrovicë 5 raste;

Komuna Malishevë 4 raste;

Komuna Prizren 4 raste;

Komuna Rahovec 4 raste;

Komuna Deçan 2 raste;

Komuna Dragash 2 raste;

Komuna Ferizaj 2 raste;

Komuna Klinë 2 raste;

Komuna Suharekë 2 raste;

Komuna Viti 2 raste;

Komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Pejë dhe Junik.

REKOMANDIM I IKSHPK-SË

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Exit mobile version