-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe punëtorët e Fakultetit të Edukimit në grevë, kërkojnë pagë 405 euro

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Fakultetit të Edukimit, nga e premtja e kaluar kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta. E deri në plotësimin e kushteve, paralajmërojnë se nuk do ta ndërpresin grevën.

Violeta Jaha, në emër të punëtorëve teknikë në këtë fakultet, tha për Ekonomia Online se po kërkojnë vetëm një pagë me të cilën mund të jetohet.

“Jemi në grevë prej të premtes. Të martën kemi punuar dhe më pas e kemi vazhduar prapë grevën deri sa të plotësohen kushtet tona. Ne nuk po lypim ekstra diçka, por vetëm një rrogë minimale që me mujt me jetu”.

Jaha tha se së bashku me kolegët tjerë po kërkojnë pagë prej 405 eurove.

“Jemi gjashtë veta në pastrim, por edhe të tjerët jemi bashkë më ta në grevë. Kushti të cilin po e kërkojmë është paga 405 euro, kërkesa tjera nuk kemi, tjerat janë rregull përveç pagës, që me pas ma të mirë se nuk jetohet me këtë rrogë, paga aktuale është 255, na tjetër kushte s kemi vërejtje s kemi hiç, deri në realizim të kërkesave tona pritet greva me vazhdu”.

Greva e punëtorëve teknikë dhe fizik ka nisur në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Numri i tyre në total është 250 punëtorë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img