2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Edhe pse iu arrestua i fejuari në një hotel me një 20-vjeçare, asgjë s’ka ndryshuar mes Stresit dhe Kejsit

Dy ditë më parë, u arrestua në një dhomë hoteli në Linzë reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, i dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.

Policia sqaroi në njoftimin zyrtar se bashkë me këngëtarin, në momentin e arrestimit ishte prezent edhe një vajzë 20-vjeçare, identiteti i të cilës nuk është bërë i ditur.

Ndërkohë nga ana tjetër Stresi nuk ka shumë kohë që ka zyrtarizuar me fejesë edhe lidhjen e tij disa-vjeçare me të dashurën e tij, Kejsi.

Megjithatë, duket se Kejsi e ka marrë me sportivitet këtë fakt, pasi pak orë më parë ka reaguar në rrjetet sociale, për herë të pas arrestimit të të fejuarit të saj, shkruan panorama.

Ajo ka publikuar një foto, ndërsa fokuson unazën në gishtin e martesës, duke përcjellë kështu mesazhin se asgjë s’ka ndryshuar mes tyre.

Ndërkohë, komentuesit e kanë “bombarduar” me pyetje të tipit: çfarë ka ndodhur mes jush, a do ja falësh tradhtinë etj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img