3.6 C
Pristina
Tuesday, November 12, 2024

Buy now

spot_img

“Edhe po shkoi në burg, mbetet miku im”, çfarë deklaroi Rama para dhe pas arrestimit të Vangjush Dakos

Prokuroria e Posaçme raportohet se ka firmosur urdhërarrest për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, për një leje ndërtimi të dhënë para 11 viteve.

Dako është një emër i njohur dhe një nga figurat që ka shërbyer në nivelet e larta të Partisë socialiste, duke qenë dhe anëtar i kryesisë së saj. Emri i tij u shfaq dhe në disa përgjime të realizuara nga Prokuroria lidhur me zgjedhjet parlamentare të viti 2017, ku anëtarët e një grupi kriminal, të vëllezërve Avdyli u përfshinë në blerje votash në favor të Partisë socialiste. Më pas në vitin 2019 ai u bë personi i tretë nga Shqipëria ndaj të cilit Departamenti amerikan i Shtetit vendosi ndalimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara. SHBA e konsideroi të përfshirë në korrupsion madhor.

Por pavarësisht se Dako u fut në listën e zezë të SHBA, kryeministri Edi Rama në vitin 2020, gjatë një interviste televizive kur u pyet nga gazetarët për akuzat që Departamenti Amerikan i Shtetit kishte për Dakon, ai u përgjigj se nuk e dikton DASH-i miqësinë e tij.

Madje Rama shtoi se edhe në rast se Dako do të përfundojë në burg, ai do të mbetet miku i tij.

“Nuk ma dikton mua miqësinë Departamenti i Shtetit. Unë Dakon e kam mik. Po e them këtu, sikur edhe në burg të shkojë Dako, ai është sërish miku im”, do të deklaronte Rama.

Edhe sot Rama pati një reagom pas arrestimit të Dakos ndonëse nuk e përmendi me emër.

“Kemi hyrë në një fazë komplet të re, kur për herë të parë në historinë e popullit tonë po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Natyrisht që kjo nuk është e lehtë. Natyrisht që këtu ka dhe gjëra që të bëjnë të ndjehesh jo mirë, qoftë për arsye që s’ke si ndjehesh mirë kur shikon dikë që deri dje ka qenë krah teje dhe pastaj është në krah të avokatit përballë prokurorit dhe gjykatësit dhe me siguri diçka ka ndodhur. Edhe kur shikon se si mund të përdoret forca e pushtetit të drejtësisë për të bërë dhe gjëra që nuk shkojnë. Por të gjitha këto janë pjesë e një procesi, janë pjesë e një historie të re dhe rruga është e përpjetë, nuk është dishezë në këtë drejtim. Por kini parasysh që për herë të parë po ndodh kjo. Për herë të parë në historinë e popullit tonë, kurrë nuk ka ndodhur më parë. E për këtë duhet të jemi ne krenarë për PS-në dhe duhet të jemi krenarë për gjithë kontributin që japim”, tha Rama.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img