1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Edhe PDK i përgjigjet ashpër idesë së Lutfi Hazirit!

Idenë e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, për shkëmbime territoriale, nuk po e pëlqen as Partia Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një përgjigje për Gazeta Blic, ka thënë se ka vite që Haziri flet për një temë të tillë dhe sipas tij, kjo është një ide individuale dhe se nuk merret me të.

Tutje, Hoxhaj, shton se PDK dëshiron dhe synon të përmbyllet shtetndërtimi në këta kufinjë dhe në këtë territor që e ka Kosova.

“Ka vite që zotëri Haziri flet për një temë të tillë dhe mendoj që është ide individuale dhe nuk ka nevojë të merrem me të. PDK ka qasjen që e kemi pasur çdoherë: të përmbyllet shtetndërtimi në këta kufinjë dhe territor të Kosovës”, ka thënë Hoxhaj në përgjigje.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka vazhduar të flas për idenë e tij, që marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfshijë shkëmbimin e territoreve.

Haziri ka theksuar se mendon që Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën dhe pjesa e Leposaviqit t’i jepet Serbisë.

E këtë ide të tij, e ka kundërshtuar ashpër ditë më parë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, partia e së cilit është pjesë e Qeverisë, bashkë me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Haradinaj i është përgjigjur një kritike të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, duke i thënë që ta shikojë shtëpinë e tij dhe Lutfi Hazirin, për të cilin tha se “po e hap gojën për ndarje të Kosovës”.

Reagimin e plotë të Haradinajt mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img