1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Edhe pas shkarkimeve, LDK dhe PDK mbeten partner në Prishtinë

Zyrtarisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike vazhdojnë të qeverisin bashkë me Prishtinën.

Koalicioni nuk është prishur edhe pas vendimeve të kryetarit Përparim Rama, ku i shkarkoi nënkryetaren Donjeta Sahatçiu, dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu nga PDK-ja.

Sahatçiu sipas Kryetarit të Prishtinës u shkarkua për shkak se ka ngecje në fushën e digjitalizimit, ndërsa dretori Musliu, sipas Ramës ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave.

Të dy këta përfaqëues të PDK-së, mendojnë se arsyeja e vërtetë e shkarkimit të tyre është kërkesa për anulimin e vendimit ku prona private afër liqenit të Badovcit nuk lejohet ndërtimi, janë shkëmbyer me prona komunale në zonën e Prishtinës së Re, atje ku lejohet ndërtimi.

“PrishtinaNaBashkoi – BadociNaNdau” është përshkrimi që Sahatçiu i ka vënë lajmit se është shkarkuar, ndërsa të njëjtën gjë e ka deklaruar edhe Musliu gjatë ditës.

“Mendoj që mos-pajtimi në lidhje me seancën e cila ka pasur të bëjë me Badovcin na ka pru deri në pikën ku jemi sot. Por prap edhe për atë pjesë unë si nën-kryetar i degës së (PDK-së) jemi shumë krenar për faktin se qysh në fillim, kur kemi filluar partneritetin kemi njoftu se qëllimi jonë për Badovcin është ky”, ka thënë Musliu.

RTV Dukagjini ka biseduar përmes telefonit me nënkryetarin, Alban Zogaj, i cili ka deklaruar se për çfarëdo qëndrimi lidhur me ngjarjet do të japë shpjegime kryetari Përparim Rama. As nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur komente lidhur me këtë çështje.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje Qendra në Prishtinë ka njoftuar se kanë inicuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme me qëllim anulimin e këmbimit të pronave.

Përkrahje në këtë nismë ka dhënë publikisht shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri.

Po ashtu Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të Kuvendit Komunal për këmbimin e pronës, deri në momentin kur të vendosë mbi meritat e këtij rasti.

Aktualisht në komunë, nga PDK-ja ende udhëhiqen disa drejtori, ajo e Kulturës nga Arta Balaj, Drejtoria për Sport nga Granit Rugova, drejtoria për Bujqësi nga Plator Gërdovci, dhe drejtoria e Arsimit nga Besianë Musmurati.

Në pozitën që e mbanë Musmurati ushtruese e detyrës është caktuar, Jehona Lushaku-Sadriu.

Kryetare e Forumit të Gruas në LDK është emëruar edhe nënkryetare e Prishtinës, në vend të Donjeta Sahatçiut.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img