0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Edhe pas kritikave të SHBA-së, PDK shpreh rezerva për Propozimin evropian

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur këtë të mërkurë në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, me të cilin ka diskutuar rreth situatës aktuale politike në vend dhe zhvillimeve në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Krasniqi ka thënë se ambasadorit ia ka shprehur qëndrimet e PDK-së rreth këtij procesi dhe rezervat që i ka shfaqur edhe publikisht lidhur me Propozimin evropian.

“Ambasadorit Guerot, i shpreha qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës rreth këtij procesi dhe rezervat që i kemi shfaqur edhe publikisht lidhur me marrëveshjen aktuale të prezantuar, duke u fokusuar posaçërisht në mungesën e njohjes së ndërsjellë si rezultat përfundimtar i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar i pari i PDK-së në Facebook.

Tutje, Krasniqi ka deklaruar se PDK-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim konstruktiv me aleatët ndërkombëtarë, “gjithmonë në funksion të arritjes së qëllimeve tona shtetërore”.

Kjo deklaratë e liderit të PDK-së vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën të shqetësuara me kundërshtimin e PDK-së dhe LDK-së ndaj Propozimit të BE-së.

“Jemi të shqetësuar me deklaratat e bëra nga drejtues dhe zyrtarë të partive opozitare që shprehin kundërshtimin e tyre ndaj propozimit të BE-së”, ka thënë një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Prishtinë. “Këto pikëpamje nuk përputhen me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për propozimin”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img