Site icon PrishtinaPress

Edhe pak orë nga mbyllja e procesit zgjedhor – rritet dalja e qytetarëve në votime në Shqipëri

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, 24.02 për qind e qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00.

Të dhënat e përditësuara nga KQZ vijnë nga 2,639 qendra votimi, nga 5,211 qendra votimi në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri më tani numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 440370 nga 1898349 zgjedhës në listat e qendrave të votimit.

Këtë 14 maj, qytetarët u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e bashkive si dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet në vijim.

 

 

 

Exit mobile version