4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

​Edhe pak ditë kanë mbetur për të paguar këstin e parë të tatimit në pronë

Edhe pak ditë kanë mbetur për të paguar këstin e parë të tatimit në pronë. Të gjithë tatimpaguesit që ende nuk e kanë kryer obligimin e tyre, mund ta kryejnë pagesën deri më 30 prill 2023.

Ministria e Financave, përkatësisht Departamenti i Tatimit në Pronë ka njoftuar se duke kryer me kohë obligimet tatimore, qytetarët tatimpagues nuk do të gjobiten në shumën 10 për qind të këstit të parë dhe interes prej 0.65 për qind në muaj.

“Për çdo paqartësi eventuale rreth pagesës konsultohuni me zyrtarët komunalë të tatimit në pronë. Po ashtu, për të kryer më shpejt detyrimet tuaja, ju mund të shfrytëzoni edhe platformën elektronike e-Kosova”, ka njoftuar Departamenti i Tatimit në Pronë.

Qytetarët që paguajnë tatimin, do të mund të përfitojnë nga Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kishte deklaruar se duhet të sqarohet se tatimi në pronë si tatim, është tatim që mblidhet nga komunat dhe janë të hyra komunale, pra komunat i përdorin ekskluzivisht për t’iu ofruar shërbime dhe infrastrukturë qytetarëve në komunat
ku jetojnë.

Murati pati thënë se synimi i ministrisë që ai udhëheq dhe i qeverisë është që çdoherë të ndihmohen qytetarët

Ky projektligj, i cili është miratuar në parim në Komisionin parlamentar për Buxhet, parasheh që secilit tatimpagues t’i falen deri në 100 euro të faturës së tatimit në pronë për vitin tatimor 2023.

Ndërsa, fillimisht Projektligji i plotësim ndryshimit të tatimit në pronë është miratuar më 31 mars nga Qeveria e Kosovës

Kështu, nëse ai që e paguan faturën e tatimit në pronë për vitin 2023, shuma e falur i llogaritet si paradhënie për vitet pasuese.

Ndërkohë, vendimi për faljen e tatimit në pronë, sipas projektligjit në fjalë, merret nga Kuvendi Komunal i çdo komune, më së largu 30 ditë nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

Projektligji i plotësim ndryshimit të tatimit në prone është miratuar më 31 mars nga Qeveria e Kosovës.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img