Site icon PrishtinaPress

Edhe Osmani e ulur në karrocë priti në takim përfaqësuesit e Handikos-it

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim kryetarin e Handikos-it, Afrim Maliqin, së bashku me anëtarë të tjerë, me rastin e 1 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës.

Osmani dhe me kabineti i saj në shenjë solidarizimi janë ulur në karroca.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje para takimit.

Edhe kryeministri Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij, në takim me përfaqësuesit e Handikos-it, në shenjë solidarizimi janë ulur në karroca.

Përfaqësues të HENDIKOS-it do të takohen sot edhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe drejtorë komunalë të Prishtinës.

Dita Ndërkombëtare e Përdoruesve të Karrocës shënohet çdo vit në mbarë botën, për të shprehur ndikimin pozitiv që karroca ka në jetën e përditshme të personave që janë përdorues të tyre.

 

Exit mobile version