Sukseset për modelen shqiptare Diana Avdiu spo kanë të ndaluar.
Ish-miss Kosova, Diana Avdiu e cila karrierë prej modeles e nisi në Kosovë dhe e zhvilloi në Amerikë ka marrë sot një lajm të gëzueshëm të cilin e ka ndarë më fansat e saj në rrjetin social Instagram.
Modelja ka qenë për 3 vjet imazh i firmës “Conair”, firmë kjo e cila merret me shitjes e produkteve të bukurisë. Sot ajo ka njoftuar se me kërkesën e kompanisë amerikane që ajo të jetë përsëri imazh i tyre ka vazhduar kontratën më këtë kompani edhe për 2 vjet të tjera.
Ndryshe firma amerikane “Conair” është firmë e cila shet produket të bukurisë dhe është një ndër firmat më me nam në botë për shitjen e këtyre produkteve.
Diana karrierën e modeles po e vazhdon në Amerikë ku po vazhdon të jetë imazh i shumë firmave të ndryeshme atje.