Edhe një shtet tjetër kërkon heqjen e taksës ndaj Serbisë

75
Advertisement

Ambasadori i Norvegjisë në Serbi, Arne Sannes Bjornstad, ka kërkuar që Kosova ta heq taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu.

Advertisement

Arne Sannes Bjornstad, ambasador i Norvegjisë në Serbi, ka kërkuar vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë dhënë për “Kurir”, transmeton lajmi.net, ambasadori norvegjez ka kërkuar heqjen e taksës në mënyrë që siç tha ai, t’i hapet rrugë dialogut.

Sipas ambasadorit, Arne Sannes Bjornstad, ka thënë se vendosja e taksës është duke kërcënuar dialogun, pasi që sipas tij, kjo po e vë në rrezik zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

Tutje në këtë intervistë, Arne Sannes Bjornstad, ka thënë se me heqjen e taksës dhe vazhdimin e dialogut do të zvogëlohej edhe rreziku për investime në rajon.

“Vendosja e taksës 100 për qind për Serbinë ka parandaluar progresin e të dyja shteteve dhe ka bërë që të kthehemi në një situatë prapa. Ka qëndrime të ndryshme që vijnë nga Kosova. Dëgjojmë një deklaratë dhe pastaj një tjetër që është në kundërshtim me të parën. Kosova e ka parë që ka bërë një gabim dhe është e vështirë të dalin nga kjo, pa pranuar se vendosja e taksës është një veprim i gabuar”, ka thënë ambasadori Arne Sannes Bjornstad.

Në këtë intervistë ambasadori norvegjez ka folur edhe për problemet e brendshme politike të Serbisë.

PostAdssFotoja e reklamës