7.7 C
Pristina
spot_img
Home Lajme Edhe një rast me coronavirus në Kosovë, numri shkon në 31

Edhe një rast me coronavirus në Kosovë, numri shkon në 31

131
Advertisement

Edhe një rast pozitiv u konfirmuar sonte, duke çuar në 31 numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë.

Advertisement

Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik – Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.

“Sot më 21.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 150 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe një prej tyre është pozitiv.

Rasti pozitiv është me vendbanim nga fshati Senik- Malishevë, i gjinisë mashkull me moshë 31 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 21.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 567 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej tridhjetë e një (31) raste kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftim.

PostAdssFotoja e reklamës
× Reklamë