Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një pacient nga coronavirusi në Kosovë.
Sipas një njoftimi pasditen e së enjtes, në Qendrën e Mjekësisë Sportive në QKUK ka vdekur pacienti me inicialet Sh.Sh. (1968) nga Istogu.
Në njoftim theksohet se ai ishte pranuar në Njësinë Intensive në Qendrën e Mjekësisë Sportive më 23 qershor, si transfer nga Klinika Infektive.
Ndryshe, kjo është vdekja e 41-të e shënuar në Kosovë me COVID-19.