7.7 C
Pristina
Tuesday, October 1, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një gjimnaz nga Fushë Kosova ndërpret grevën, nis mësimin nga e hëna

Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë ka vendosur që të ndërpresë grevën dhe të hapë dyert për nxënësit.

Këtë vendim e mori sot Këshilli i Arsimtarëve të gjimnazit derisa lajmin e bëri të ditur drejtori i gjimnazit, Amir Pllana.

“Me qëllimin e vetëm për të mirën e nxënësve, mësimdhënësve, prindërve, rrethit shoqëror dhe shtetit të Kosovës vendosi që nga data 19.09.2022 (e hënë) në gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë të fillojë procesi i rregullt mësimor për vitin shkollor 2022/23”, ka shkruar Pllana.

Kjo nuk është shkolla e vetme që ka thyer grevën dhe ka vendosur që të mbajë mësimin përkundër vendimit të SBASHK-ut.

Sindikata është zotuar se do të vazhdojë greva deri në përmbushjen e kërkesës së tyre prej 100 eurosh nga Qeveria deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img