Site icon PrishtinaPress

Edhe një foshnje del e infektuar me Covid-19 në Kosovë

Edhe një foshnje tjetër është konfirmuar me Covid-19 në Kosovë, numri i foshnjave të infektuara me koronavirus shkon në dy.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Neanologjisë, Xhevdet Gojnovci.

Gojnovci ka siguruar se gjendja aktuale e foshnjës është stabile. Foshnja është pranuar me 16 korrik në QKUK, ka lindur me 5 korrik.

“Edhe një foshnjë është konfirmuar me Covid-19. E lindur me 5 korrik, është pranuar me 16 korrik në QKUK. Foshnja është në Klinikë të Neanologjisë në gjendje stabile. Ky është rasti i dytë me Covid-19 tek foshnjat”, ka konfirmuar Gojnovci.

Foshnja e parë e konfirmuar me Covid-19 kishte lindur me 22 qershor ndërsa ka dalë pozitiv me 9 korrik.

Exit mobile version