19
Dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. Vetëm pak minuta më parë, pas 13 viteve punë në Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë dorëheqje nga detyra e Sekretarit të Qendrës në Besianë, Blerim Maqastena.
Blerim Maqastena këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e tij në Facebook.
Ai thotë se bindja politike, sakrifica dhe përkushtimi, që dikur ishin vlera të padiskutueshme, sot janë zëvendësuar me lakmi, pozita e privilegje.
“Këtë na e tregon edhe gjuha me të cilën më kanë sulmuar mua dhe të tjerët, vetëm pse nuk pajtohemi me eleminimet politike që kishin marrur trajtë shqetësuese”, ka shkruar Maqastena.
Një ditë më parë një grup prej rreth 40 aktivistësh, kryesisht të rinj, të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dhënë dorëheqje nga kjo parti, si pasojë e shpërfilljes dhe arrogancës nga grupi i Albin Kurtit.