4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një deputet tjetër i VV-së i reagon Haxhiut për Kodin Civil

Pas Gramos Agusholli, ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu i ka reaguar edhe deputeti tjetër i VV-së Ekrem Mustafa.

Mustafa ka thënë se do ta votojë Kodin Civil vetëm nëse janë bërë ndryshimet e kërkuar do të votojnë për.

“Kodin Civil ne herën e kaluar e kemi votuar kundër. Tash kur të vjen në Kuvend e shohim, kemi kërkuar që të ketë ndryshime në dy nene dhe nëse ka plotësim-ndryshim atëherë pse jo ne mund ta votojmë edhe për. Nëse, kërkesat e tona përfillen ne jemi të gatshëm me votu për”.

Por, kur është pyetur se cila do të jetë vota e tij nëse nuk janë bërë ndryshimet, ai ka dhënë këtë përgjigje.

“Ne nuk e ndryshojmë qëndrimin brenda ditës, apo brenda natës, kemi pas arsyet tona pse kemi qenë kundër kështu që qëndrimi mbetet i njëjtë”,ka deklaruar ai për Front Online.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se pret që këtë vit Kodi Civil të votohet në Kuvend.

Ajo, ka treguar se kanë biseduar edhe me deputetët e VV-së, të cilët kanë pasur qëndrim ndryshe nga partia dhe se është optimiste se edhe ata do ta mbështesin

Kodi Civil nuk kishte arritur të merrte dritën e gjelbër në organin legjislativ në mars të vitit të kaluar pasi ngjalli debat të madh mes pozitës dhe opozitës.

E, pika që deputetët kishin mospajtime gjatë seancës kur edhe u hodh në votim ishte neni i cili do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Kjo, bëri që Kodi Civil t’i kthehet prapë Qeverisë për ndryshime.

Kundër, Projekt Kodit Civil në herën e parë kanë votuar këta deputetë: Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img