1.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Edhe një deputet tjetër i “Guxo” kërkon ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit

Pas deputetes Jeta Statovci, edhe Haxhi Avdyli nga “Guxo”, ka dalë kundër vendimit të qeverisë për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit që kanë grevuar për pesë javë.

Ai tha se pajtohet që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve.

“Edhe unë si deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Guxo , pjesë e grupit parlamentar të VV- së, pajtohem me konstatimin e koleges Jeta Statovci që duhet të kryhen pagesat e pagave të mësimdhënësve  grevist.”

Avdyli tha se greva ka pasur prapavijë politike.

“Greva shihet që ka pasur prapavijë politike, ku udheheqësit të SBASHK-ut devijuan tërësisht nga idetë sindikale. Por përkundër kesaj prapë mendoj që pagat duhet të paguhen.”

Ai tha se “gjatë vitit shkollor duhet të shikohet mundësia e zëvendësimit të orëve të humbura për aq sa ka mundësi”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img