Site icon PrishtinaPress

Edhe në një aksident në Shtime ka të vdekur

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në Shtime, me ç’rast një këmbësore është goditur nga një automjet, që ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:35 në hyrje të Shtimës, ku këmbësorja L.V e moshës 43 vjeçare është goditur nga një automjet me targa lokale, të cilën e ngiste shoferja V.SH, 37 vjeçare, raporton Indeksonline.

 

Për shkak lëndimeve të rëndë të marra në vendin e ngjarjes, viktima së pari është dërguar në ambulancë të Shtimes e pastaj në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa  ngasësja e  veturës është ndaluar për 48 orë.

“Sipas raporteve të para, ngasësja e automjetit të udhëtarëve me targa lokale,  V.SH. ( f/sh/k  37 vjeçare),e cila  ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Shtime,nga pakujdesia godet këmbësoren L.V. (f/sh/k 43 vjeçare) , me q’rast e njejta  pëson lëndime të rënda trupore.

E  lënduara është dërguar fillimisht në ambulancë në Shtime dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se  nga lëndimet e pësuara e njejta ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksin, ndërsa  ngasësja e  veturës është ndaluar për 48 orë”, njofton policia.

Exit mobile version