1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

“Edhe Milloshi të ka mbetë pa përkujtu”, plasin komentet në postimin e Kurtit për Gjingjiqin

Postimi përkujtues i kryeministrit Albin Kurti për kryeministrin e vrarë serb Zoran Gjingjiq ka marrë reagime të shumta nga analistët por edhe nga qytetarët që kanë komentuar në Facebook.

Kurti u shpreh me fjalë mjaft të dhembshura për Gjingjiqin, që ishte vrarë më 12 mars 2003 në Beograd.

Ai tha se Serbia për dy shekuj ekzistencë i kishte pasur vetëm dy vjet demokraci, dhe ato dy vjet gjatë qeverisjes së Zoran Gjingjiqit.

ak 1

Por cilat janë disa nga komentet që iu bënë kryeministrit Kurti.

Ka dyshime që Facebook-un e ki bashkë me Vuçiqin! “

“Bir, vetëm edhe Milloshi të ka mbetë pa e përkujtu.” 

“Përkujtoje edhe Milloshin, rehabilitoj Sheshelin, Mlladiqin e Karaxhiqin. Qysh po nuk ki fije turpi me dalë me postu kësi sene? Gjaku i qatyne heronjve sonte frymën ta nxoftë bre idiot!”

“Autori i këtij shkrimi a thu kush është? Nëse neve ja fillojmë me i vajtu serbët a do të thotë kjo që po kërkojmë prapë vëllaznim bashkim me Serbinë? Kujdesuni me shkrime sepse popullata nuk i do këto gjëra. Ju lutem kujdesuni se çfarë shkruani dhe menaxhoni.” 

“O bir, a je me ne a me ata?” – tha Sh. S. Ashtu si edhe shumë komentues të tjerë.

“As edhe një fjalë për familjen e Agron Haradinajt ndërsa të bjen mend për serb. Turp Kryeministër!”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img