3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Edhe LDK lëshon mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, shkak mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, njofton se e kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit si shenjë pakënaqësie për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës që kanë qenë në grevë.

LDK dhe PDK e kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, teksa PDK ka dorëzuar edhe kallëzim penal ndaj ministrit Hekuran Murati dhe sekretarit të kësaj ministrie.

“LDK në shenjë pakënaqësie, ndaj sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë për pagat e mësimdhënësve, lëshojmë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Me arsyetimin se Qeveria po shkelë rendin juridik në Kosovë, duke ua pamundësuar 25 mijë familjeve kosovare të ardhurat…Qeveria e Kosovës po tenton të bëhet edhe përmbysëse e rendit kushtetues. Mospagesa është veprim arbitrar”, tha Gashi.

Teksa shtoi se nesër do të ketë seancë të Kuvendit./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img