-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Edhe LDK e dërgon sot në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë

Pas PDK-së, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti.

Sipas Hotit, me këtë ligj, partia në pushtet ka vetëm një qëllim: largimin e zyrtarëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë që janë të dëgjueshëm. Pres që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë këtë ligj.

Postimi i tij i plotë:

Sot e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publik, i cili në fakt është ligj kundër zyrtarëve publik. Ja disa argumente:

Ligji e shton ndikimin politik në rekrutim, transferim dhe ngritje në detyrë për shkak se: hiqet sistemi i karrierës, punësimi bëhet me mandat dhe futet rekrutimi i jashtëm për pozitat drejtuese.
Pozitat drejtuese që kanë kontrata të përhershme i nënshtrohen konkursit, e cila gjë bie ndesh me parimin e “të drejtave ligjore të fituara”, siç përcaktohet me ligjin në fuqi dhe praktikën gjyqësore ndërkombëtare të shërbimit civil ku rregullat nuk duhet të ndryshohen në dëm të personelit në detyrë.
Transferimi i përkohshëm mund të bëhet pa pëlqimin e zyrtarit, e cila gjë krijon mundësi për keqpërdorim të ligjit për interesa politike e personale të drejtuesve të institucioneve.
Procedurat disiplinore nuk kanë siguri dhe proporcionalitet, si dhe nuk dihen masat disiplinore specifike për çdo shkelje.
Qeveria nuk është koordinuar me BE-në në këtë reformë të administratës publike ashtu siç kërkohet me nenin 120 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit.
Në të kaluarën ka pasur raste të ndërhyrjeve politike në punësim në administratë, por ato raste janë gjykuar apo janë në procedurë gjyqësore. Ndërkaq, me këtë ligj kjo ndërhyrje legalizohet.

Me këtë ligj, partia në pushtet ka vetëm një qëllim: largimin e zyrtarëve dhe zëvendësimin e tyre me militantë që janë të dëgjueshëm. Pres që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë këtë ligj./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img