Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar fushatën në Kosovë. Një sinjal të tillë është duke e dhënë edhe vetë kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa. Ai në një status në Facebook ka lavdëruar punën që ka bërë LDK’ja në Podujevë e Rahovec.
Zgjedhjet në Kosovës duket se nuk janë larg. Fushatën tashmë veç e kanë nisur partitë më të mëdha. Sot edhe Lidhja Demnokratike e Kosovës, që drejtohet nga Isa Mustafa ka bërë një fushatë nëpër komuna.
Sinjale të një fushatë kë dhënë edhe vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, duke postuar dhe disa statuse në Facebook.
Ai ka lavdëruar punën që është duke e bërë partie e tij në komunën e Podujevës.
“Podujeva shënoi sot 27 vjetorin e LDK-së. Ishte e pafund pjesëmarrja e veprimtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së. Kishin ardhur nga katër anët e Llapit për të shënuar ditën e përkushtimit të tyre, respektin për kryetarin e tyre të Degës së LDK-së dhe të Komunës, Agim Veliun. Respektin për LDK-në dhe shtetin e Kosovës. Urime juve që gjithnjë jeni fitimtarë:, ka shkruar Mustafa.
Fjalë të mëdha Musufa ka dhënë edhe për komunën e Rahovecit dhe Avdullah Hotin, Kryetar të Degës së LDK-së në këtë komunë.
“Rahoveci me Avdullah Hotin, Kryetar të Degës së LDK-së dhe Ministër i Financave sot shpalosi 27 vjet të LDK-së. Është për tu krenuar çdo njeri, kur dëgjon për punën dhe rezultatet, për idetë e reja, për synimet afatgjata që ofrojnë vetëm punëtorët dhe vizionarët. Dhe të tillë kishte dhe ka sot LDK-ja. LDK nuk është parti e cila jeton nga historia dhe në historinë e saj. LDK është parti që ndërton pareshtur histori, parti e cila rritet, përtërihet dhe zhvillohet për të përballuar sfidat, për të zhvilluar Kosovën Demokratike:, ka shkruar kryetari i LDK’së në Facebook.