Site icon PrishtinaPress

Edhe kryetari i Gjykatës hedh poshtë kërkesën e avokatit të Limajt

Mbrojtja e Fatmir Limajt kishte kërkuar nga Gjykata Themelore që ta përjashtojë nga trupi gjykues anëtaren e këtij trupi, Maria Tuma, me arsyetimin se ajo ka qenë pjesë e ekipit të prokurorëve të cilët kanë mbrojtur lëndën ndaj Limajt në Gjykatën e Hagës për krime Lufte në ish- Jugosllavi ndaj vetë Limajt.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, hodhi poshtë kërkesën e mbrojtjes së ish ministrit të Transportit dhe Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, për përjashtimin e një gjykatëseje ndërkombëtare nga trupi gjykues në këtë rast.
Mbrojtja e Limajt kishte kërkuar nga Gjykata Themelore që ta përjashtojë nga trupi gjykues anëtaren e këtij trupi, Maria Tuma, me arsyetimin se ajo ka qenë pjesë e ekipit të prokurorëve të cilët kanë mbrojtur lëndën ndaj Limajt në Gjykatën e Hagës për krime Lufte në ish- Jugosllavi ndaj vetë Limajt.
Lajmi për refuzimin e kërkesës është konfirmuar për KALLXO.com nga njëri prej avokatëve të Limajt, Tahir Rrecaj.
Javën e kaluar e njëjta kërkesë ishte refuzuar nga vetë trupi gjykues, ndërsa mbrojtja ishte ankuar më pas te kreu i gjykatës themelore.
Limaj akuzohet për shpërdorim detyre, ndërsa bashkë me Limajn në këtë proces gjyqësor të akuzuar janë edhe Nexhat Krasniqi, Endrit Shala, Shpëtim Telaku dhe Florim Zuka.

Exit mobile version