I emëruari në krye të ujësjellësit rajonal të Prishtinës është Sokol Xhafa, i cili në në profilin e tij në Facebook ka fotografi nga mbledhjet e partisë së Vetëvendosjes.
Bordi i përkohshëm i Ujësjellësit rajonal të Prishtinës, që është emëruar disa ditë më parë, e ka shkarkuar një pjesë të menaxhmentit të kësaj ndërrmarrjeje publike.
Zyra e Kryeministrit ka konfirmuar për Gazetën Express se ushtrues detyre i Shefit Ekzekutiv është emëruar Sokol Xhafa.
Xhafa në profilin e tij në Facebook ka fotografi në mbledhje të Lëvizjës Vetëvendosje, ndërsa në biografinë e tij thuhet se deri tani ka qenë drejtor teknik në KRU Prishtina.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se shkarkimet në menaxhmntin e KRU Prishtina u bënë për shkak të dhjetëra shkeljeve që, sipas tij, janë gjetur në ndërmarrje.