Site icon PrishtinaPress

Edhe komuna e Ferizajt futet në karantinë

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka pranuar sot vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, përmes së cilës Komuna e Ferizajt shpallet zonë karantinë.

Kjo pas 18 rasteve të konfirmuara mbrëmë të infektuar me virusin COVID-19 që çoi numrin në 20 të ferizajasve të prekur me coronavirus.

Ferizaj u bë komuna e katërt që Qeveria ka vendosur në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur orar të ri të lëvizjes për komunën e Malishevës, komunën veriore të Mitrovicës dhe komunën e Zveçanit.

Komuna e Malishevës 14:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna veriore e Mitrovicës 12:00-06:00 (ndalim qarkullimi)
Komuna e Zveçanit 12:00 -06:00 (ndalim qarkullimi)

Detajet gjeni në vendimin e bashkëngjitur.

Exit mobile version