-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe kjo bën “vaki”: Ia vodhi identitetin kosovarit, pajiset me pasaportë

Një shtetas i Shqipërisë ia ka vjedhur identitetin një kosovari dhe është pajisur me pasaportë të Kosovës, shkruan GazetaDemos.

Mirëpo kjo nuk kishte kaluar pa u vërejtur nga autoritetet ligjzbatuese të Kosovës, gjë që ka quar arrestimin e të dyshuarit, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Policia ka raportuar se kjo ngjarje ka ndodhur në Mitrovicën e Jugut.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i republikës së Shqipërisë nën dyshimin se ka vjedhur identitetin e një personi dhe si rrjedhojë është pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë të Republikës së Kosovës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24 orësh./GazetaDemos/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img