7.7 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Edhe iPhone në flakë! (Video)

Sa të domosdoshëm, aq edhe të rrezikshëm.

Smartphone-ët janë bërë pjesë e pandarë e jona për shkak të multifunksioneve që kanë, por janë kthyer edhe në një kërcënim serioz për ne.  Dhe sfida për shitje më të mëdha në treg mes kompanive më prestigjioze, është kthyer në një “luftë” të ftohtë.  Ndërkohë që Samsung pritet të lançojë S8 me 28 mars në New York, kjo video e Iphone7 plus në flakë po bën xhiron e botës.

Brianna Olivas ka shpërndarë një video të Iphone 7plus të saj, i cili ka shpërthyer në flakë, edhe pse ajo nuk po e përdorte. Të paktën kështu ka shkruar Brianna në rrjetet sociale.

Kjo video është bërë virale në internet, dhe që nga koha e publikimit, ka më shumë se 1.2 milionë shikime. Kur shikon këtë video, të bën të mendohesh dy herë për të përdorur telefonat “ e zgjuar”. Mjafton të kujtojmë edhe problemet e tilla me Samsung Galaxy Note7.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img