Një bisedë e kryeministrit Kurti me dy mashtrues rusë është publikuar e ku dëgjohet se si kryeministri bie pre e tyre duke menduar se po flet me kryeministrin e Letonisë.
Mashtrimin e njëjtë kishin pretenduar t’ia bëjnë edhe Hashim Thaçit, shkruan Periskopi.
Mirëpo, Thaçi në atë kohë, kishte thënë se i kishte zbuluar.
“Mashtruesit kanë pretenduar të depërtojnë edhe në zyrën time, mirëpo ka pasur kujdes maksimal prej institucioneve këtu, sepse unë nuk mund të flasë me dikë ma qenë paraprakisht i informuar pa i njohur temat që mund ti flasë dhe pastaj pa u lidhur të dy kabinetet të presidentit të Kosovës me autoritetin që dëshiron të flasë. Ka qenë para shtatë-tetë muajsh kjo përpjekje e tyre për të biseduar me mua si president i Kosovës, falënderoj kabinetin që janë treguar të kujdesshëm dhe e kanë preventuar këtë mundësi të një komunikimit të drejtpërdrejtë të këtyre dy mashtruesve në emër të ish-presidentit Petro Poroshenko”, deklaroi Thaçi.
Reagimi i Thaçit kishte ardhur pasi pre e të njëjtë situatë, kishte rënë edhe Zoran Zaev ku ishte përmendur Thaçi.