Site icon PrishtinaPress

Edhe gruaja e Kurtit po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki, që ka nisur nga dje.

Bashkë me Kurtin, atje ka shkuar edhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Në një foto nga ky forum, bashkëshortja e Kurtit shihet ulur në një rend me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.

Forumi i Bratislavës 2023 i GLOBSEC është një forum për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet europiane dhe ekonominë që mbledh liderë nga vende të ndryshme.

 

Exit mobile version