Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës në Sllovaki, që ka nisur nga dje.
Bashkë me Kurtin, atje ka shkuar edhe bashkëshortja e tij, Rita Augestad Knudsen.
Në një foto nga ky forum, bashkëshortja e Kurtit shihet ulur në një rend me zëvendësministren e Punëve të Jashtme, Liza Gashi.
Forumi i Bratislavës 2023 i GLOBSEC është një forum për politikën e jashtme, sigurinë, çështjet europiane dhe ekonominë që mbledh liderë nga vende të ndryshme.