Fjalimi i kryetarit të degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci është bërë sensacion në rrjetet sociale.
Ai gjatë një fjalimi të mbajtur para zyrtarëve të partisë kishte pohuar se ka folur me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova duke e informuar rreth ngjarjes të fundit në Kosovë, por edhe rreth Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo ka bërë që edhe artistët t] motivohen dhe të krijojnë batuta të ndryshme, transmeton Telegrafi.
Një të tillë e ka bërë aktori Fatmir Spahiu, i njohur si ‘Oki’ i serialit ‘Kafeneja Jonë’, i cili ‘ka folur’ me presidentin historik të Kosovës duke i thënë se do të shkojë ta shikojë ndeshjen mes Kosovës dhe Islandës.
“Po sa fola edhe unë me Rugovën, i tregova qe po nisna për Shqipëri me shikuar lojën! Me tha qiti naftë kerrit. Hay-medet”, ka shkruar me ironi Spahiu në Facebook.
Ndryshe, takimi do të zhvillohet sot (e premte) në stadiumin e qytetit të Shkodrës me fillim në ora 20:45 dhe është i vlefshëm për eliminatoret e botërorit Rusia 2018.