2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Edhe ekspertët e shëndetit kanë mbetur të shtangur nga përfitimet shëndetësore të muzikës!

Siç kishte thënë edhe Platoni: “Muzika është ligj moral. I jep shpirt universit, krahë mendjes, fluturim imagjinatës, dhe sharmë e hare jetës dhe çdo gjëje tjetër

Duke pasur parasysh thënien e mësipërme, është e qartë se muzika ka qenë pjesë e jetës për mijëra vjet, dhe vazhdon të jetë aspekt i rëndësishëm i çdo kulture në planetin tonë.

Muzika është formë e artit që na furnizon me argëtim dhe kënaqësi. Rrjedhimisht, muzika funksionon si ilaç për shpirtin dhe trupin. Kur zgjidhet lloji i duhur i muzikës, ai ka efekte të mahnitshme në mendjen dhe trupin e njeriut.

Disa studime të fundit tregojnë se muzika ka ndikim të fuqishëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë, në aq shumë mënyra saqë edhe ekspertët e shëndetit kanë mbetur të shtangur.

Zvogëlon stresin dhe shqetësimin

Shumë njerëz ballafaqohen me stresin dhe shqetësimin në përditshmëri. Për t’u ballafaquar me këto probleme, mundësia më e lehtë është dëgjimi i muzikës me tempo të ngadaltë, pa tekst apo instrumental të zhurmshëm. Muzika e tillë i qetëson njerëzit, edhe gjatë kohërave më me stres.

Si bonus, muzika ndihmon në zvogëlimin e nivelit të kortisolit, e gjithashtu promovon relaksimin e muskujve të tensionuar.

Zvogëlon dhimbjen

Muzika ka një aftësi unike kur është puna për t’u ballafaquar me dhimbjen. Ajo ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes, mirëpo mekanizmi përmes së cilit e bën këtë, ende mbetet i paqartë.

Sidoqoftë, ekspertët besojnë se rol për këtë mund të luaj edhe ndikimi i muzikës për lirimin e dopaminës.

Përmirëson funksionin e imunitetit

Një përfitim tjetër i dëgjimit të muzikës është se mund ta përmirësoj funksionimin e sistemit të imunitetit.

Kur dëgjoni muzikë, trupi pëson rritje në imunoglobulinën A. Ky antitrup ka rol të rëndësishëm dhe i mban qelizat e trupit të shëndetshme.

Ju motivon të bëni më shumë ushtrime fizike

Muzika e përmirëson edhe performancën tuaj atletike. Ajo ndihmon në performancën e ushtrimeve për shkak se e zvogëlon ndjenjën e lodhjes, i rrit nivelet psikologjike të motivimit etj.

Një studim i vitit 2006 i publikuar në Ergonomics kishte raportuar se muzika e zëshme dhe e shpejt, ndihmon që të keni motivim më shumë për të vrapuar në shiritin vrapues (treadmill) derisa t’i arrini nivelet e stërlodhjes.

Përmirëson kujtesën

Muzika, gjithashtu përmirëson edhe shëndetin e aftësive njohëse. Kur dëgjoni muzikë gjatë studimit, kjo ju ndihmon t’i mbani mend informacionet më mirë. Muzika ndihmon në lirimin e dopaminës, gjë që ju bën më të motivuar të mësoni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img