Edhe dy banka mund të hapen në Kosovë

150
Advertisement

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, bëri me dije se nga 10 banka, 8 janë me kapital të huaj që veprojnë në Kosovë.

Advertisement

“Ka interesim për ardhur dhe investuar në Kosovë, nga të gjitha institucionet e financiare, së fundi ka ardhur nj banka për aplikim nga Shqipëria. Po ashtu edhe takime të tjera kemi pasur, po ashtu edhe një bankë nga bashkatdhetarët”, tha ai në RTK3.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, vlerësoi se Kosovës i duhet rritja ekonomike prej 7 % dhe të ul deficitin tregtar në mënyrë që të hapen më shumë mundësi për zhvillim.

Për uljen e investimeve në vitin e kaluar, Mehmeti tha se ato kanë rënë nga shumë faktorë, por edhe ndikon dividenta që hiqen nga disa institucione financiare në Kosovë.

Guvernatori Mehmeti, ka folur edhe për një linjë kreditore që do të i dedikohen sektorit të prodhimit.

PostAdssFotoja e reklamës