Site icon PrishtinaPress

Edhe Dua Lipa mahnit me paraqitjen e saj në Met Gala 2024

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë në Met Gala 2024 vazhdoi të dëshmojë se është një nga yjet me më plot stil me paraqitjet e saj.

Lipa iu përshtat temës së ekspozitës “Bukuroshet e Fjetura: Rizgjimi i Modës” në një fustan të tejdukshëm dantelle mbi një korset të bardhë.

Dua e kompletoi ‘look’-un me një pelerinë me pupla të zeza, grim sysh të nxirë, doreza me dantella të zeza me pika dhe shumë bizhuteri argjendi nga Tiffany & Co.

Ajo që la përshtypje tek këngëtarja ishte kalimi i tapetit të kuq pa të dashurin e saj, Callum Turner.

Exit mobile version