Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, njoftoi të martën se ka rënë pre e sulmeve kibernetike.
Përmes një postimi Quni, i cili është edhe anëtar i Komisionit për Siguri, tha se nga e hëna janë sulmuar adresat e tij elektronike, Facebook dhe Instagram.
“Për momentin adresa ime në instagram gjendet në posedim të sulmuesit kibernetik”, shkroi ai, ndërsa bëri të ditur se për rastin i ka njoftuar edhe autoritetet.
“Me rastin janë të njoftuara autoritetet e PK-së. Faleminderit për mirëkuptim!”.