Site icon PrishtinaPress

Edhe Behgjet Pacolli udhëton për në SHBA

Ish presidenti i Kosovës dhe njëherësh kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është nisur për në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai me një fotografi nga aeroplani ka thënë se është rrugës për tek një ngjarje me “miqtë amerikane”.

“Rrugës tani për në Miami një udhëtim për një ngjarje me miqtë e mi amerikan”, ka shkruar Pacolli, në fotografi.

Kujtojmë se edhe liderët e dy partive opozitare më të mëdha në ven , Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi kanë udhëtuar dje për në Amerikë.

Ndërsa së fundmi ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut dhe disa kryetarëve të komunave në vend nuk iu aprovua vizita në SHBA. Sipas ambasadës së SHBA-së në Kosovë kjo ndodhi për shkak të zhvillimeve ë fundit në vend dhe krizës, e që nuk është parë e arsyeshme që në këtë periudhë të realizohen vizitat zyrtarëve e të qeverisë në Amerikë.

 

Exit mobile version