4.5 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Edhe BE-ja i thotë “JO” “Mini-Shengenit Ballkanik” Nga E M -21/12/2019 Shpërndaje në Facebook Tweet në Twitter

Teksa në Tiranë po vazhdon edhe sot tentativa për krijimin e një Mini-Shengeni në kuadër të Samitit të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell ka refuzuar pjesëmarrjen në këtë nismë.

Derisa nikoqirët e këtij Samiti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot dhe dje në Tiranë, Kosova e Bosnjë e Hercegovina e kanë injoruar këtë takim, kurse Mali i Zi, siç është paralajmëruar, sot do t’u bashkëngjitet.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet edhe sot në Tiranë të Shqipërisë dhe në të cilin po përpiqet të jetësohet ideja për krijimin e një Mini-Shengeni Ballkanik, shkruan sot gazeta Zëri.

Ndonëse kjo nismë është refuzuar parimisht nga autoritet kosovare, si dhe të Bosnjë e Hercegovinës, të vetëm në këtë takim po marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ndërkohë mospjesëmarrjen e Borellit në takimin e Tiranës, më 21 dhe 22 dhjetor, e ka komentuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se shpreson që përveç Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut kjo iniciativë do të zgjerohet.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img