Progoci ka mbi 3500 banorë dhe ka shfaqur nevojën që edhe në atë pjesë të shtrihen investimet komunale.
Banorët e këtij fshati kanë drejtuar në Komunën e Prishtinës tri kresa të ndryshme për ofrimin e tri investimeve, sipas tyre emergjente.
Kërkesat i kanë drejtuar në Komunë e Prishtinës nëpërmjet Platformës digjitale online, shkruan lajmi.net.
“Kërkojmë nga drejtoria e Shërbimeve Publike që të bëjë rregullimin e hapësirës gjelbëruese në fshatin Prugoc lagja e pare Arsyetim: Në lagjen e parë të fshatit Prugoc gjendet hapësira Publike me një sipërfaqe rreth 5 hektarë e cila është e pa shfrytëzuar por kohën e fundit është duke u shëndrruar në deponi e mbeturinave me çka po shëmton ambientin dhe grumbullimin e një numri shumë të madh te qenve endacak,insektene te shumta si dhe kundërmim të madh sa që jeta në këtë lagje çdo ditë e me tepër po bëhet e pa durueshme dhe me rrezik permanent nga infeksionet e ndryshme”, thuhet në njërën prej kresave.
“Duhet të cekim edhe këtë që të rinjtë e kësaj lagje janë zotuar që posa të pastrohet dhe rregullohet kjo hapësirë do ta shëndrrojnë në qendër rekreative dhe sportive jo vetëm për ta por edhe për të rinjtë e fshatrave për rreth. Shpresojmë që do gjejmë mirëkuptim”, përfundon kjo kërkesë.
Një kërkesë tjetër ka të bëjë për ndriçimin e rrugëve lagja e tretë dhe katërt.
“Nga Komuna kërkojmë që të bëjë ndriçimin e rrugëve të lagjes së tretë dhe katërtë pasi që vitin e kaluar kanë mbetur të pa përfshira . Është me rendësi të ceket që ka shumë vështërsi mbarëvajtja e mësimit pasi që në këtë lagje ekziston shkolla fillore dhe çdo here nxënësit I janë ekspozuar rrezikut si nga ana e automjeteve ashtu edhe nga qentë endacak që kohën e fundit janë të shumtë në numër Shpresojmë që do gjejmë mirëkuptim”, kanë kërkuar Progocasit.
Në një tjetër kërkesë është adresuar mungesa e kanalizimit.
“Nga drejtoria për Investime Kapitale dhe Menagjim të Kontratave kërkojmë që të ndërtoi kanalizimin për ujera fekale në lagjen e pestë të fshatit Prugoc”, nis kërkesa duke e arsyetuar faktin që në lagjen e pestë të fshatit Prugoc është ndërtuar kanalizimi i ujërave fekale, por se një pjesë e kësaj lagje me dymbëdhjetë ekonomi familjare për shkak të konfiguracionit të ternit nuk ka pasur mundësi të kyçet në rrjetin e kanalizimit ekzistues. “Andaj në bashkëpunim me komunitetin përfitues kemi arritur të gjejmë zgjidhje për trastë tjetër e cila do të kishte bërë zgjidhen e duhur dhe me këtë do të eliminoheshin ujërat e zeza nga oborret e shtëpive dhe do të evitohet kontaminimi i ujit te bunareve i cili ujë përdoret përpos nevojave tjera edhe për pije”, përfundon kresa.