Site icon PrishtinaPress

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë kërkon shtyerjen e zgjedhjeve në Veri

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar shtyerjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri, pas incidenteve të fundit atje.

Me një reagim në Twitter, Rohde ka thënë se pajtohet me ambasadorin amerikan për shtyerjen e zgjedhjeve në Veri.

“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde../Prishtinapress/

Exit mobile version