6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Edhe AAK i përgjigjet me video VV-së, e përmend punësimin e mbesës së Kurtit e tezakës së Osmanit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është përgjigjur qeverisë me një video, ku sipas tyre, shfaqen punësimet familjare nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë video, AAK ka thënë se 33 persona janë punësuar me kontratë mbi vepër në Agjencinë për Privatizim, teksa ka përmendur edhe emrin e vajzës së kryetarit të Podujevës nga radhët e VV-së, Shpejtim Bulliqi.

Po ashtu, sipas partisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj, në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë është punësuar edhe Venera Çerkini, tezakja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

AAK pretendon se edhe mbesa e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, është punësuar si shefe e kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Në videon e publikuar, AAK ka shfaqur edhe një moment të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës së zgjedhjeve nacionale në vitin 2021, ku thoshte se “është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pasë njerëzit më të ndershëm e më dijshëm. Nuk mund t’i mbushim as ambasadat, sikurse s’mund t’i mbushim as ministritë me kusheri. Kusheritë janë për të shpija, familja është për te shpija. Kur bëhet ministër dikush, zëvendësministër, deputet a drejtor, edhe në komunë nesër, pasnesër, duhet të bëhet veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasëm, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministri”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img