1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Edhe 78 ndërmarrje shoqërore në duar të uzurpatorëve

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) kanë bërë të ditur se edhe 78 ndërmarrje shoqërore (NSH) edhe më tutje vazhdojnë të jenë në duar të uzurpatorëve. Nga ky numër vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë të evidentuar 25 uzurpatorë
Edhe 78 ndërmarrje shoqërore (NSH) në gjithë territorin e Kosovës, edhe më tutje vazhdojnë të jenë në duar të uzurpatorëve. Nga ky numër vetëm në pjesën veriore të Mitrovicës janë të evidentuar 25 uzurpatorë.
Gazeta “Zëri” në bazë të një hulumtimi që ka publikuar muaj më parë ka gjetur se zyrtarë të lartë të institucioneve të vendit, por edhe persona të tjerë të lidhur me politikën nga mbarimi i luftës, por edhe aktualisht, mbajnë të uzurpuar pronën shoqërore, duke përfituar shuma të mëdha parash në emër të qirasë.

Zyrtarë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë bërë të ditur se në fund të vitit 2015, numri i uzurpatorëve të ndërmarrjeve shoqërore ka qenë 600.
“Në fund të vitit 2014 kanë qenë rreth 600 raste të shfrytëzimit të pronave të ndërmarrjeve shoqërore pa autorizim apo pa leje nga AKP-ja. Pas marrjes së vendimit për lirimin e pronave dhe për mosshitjen e tyre pa u liruar nga uzurpatori, në gjithsej 76 raste uzurpatorët i kanë liruar vetë asetet. Ndërsa me ndihmën e Policisë, Agjencia ka liruar 154 prona që kanë qenë të uzurpuara, kurse në përputhje me udhëzuesin për lirimin e aseteve të NSH-ve nga uzurpatorët apo shfrytëzuesit e paligjshëm janë 203 kontrata të nënshkruara me shfrytëzuesit e mëparshëm, të cilët i janë përgjigjur kërkesave kontraktuale të AKP-së”, thuhet në përgjigjen e zyrës për media të AKP-së. /Zëri/PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img