7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Edhe 575 mijë euro shtesë për rrugën Prishtinë – Podujevë, Durmishi: Pritet të përfundojë gjatë këtij viti

Ministria e Infrastrukturës do të shpenzojë edhe 575 mijë euro për punë shtesë në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë – Besi – Podujevë.

Në lidhje me kontratën me vlerë mbi gjysmë milioni euro për Klankosova.tv ka folur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili tha se këto janë vetëm riformatime të kontratave, pasi sipas tij, ka pasur disa devijime prej trasesë ekzistuese.

“Janë riformatime të kontratave. Kjo është nënshkruar pardje. Janë riformatime të kontratave për shkak se ka pasur disa ndryshme, disa devijime prej trasesë ekzistuese”, tha Durmishi.

Ai foli edhe për kohën se kur pritet të përfundojnë të gjitha punimet në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, ku tha se loti më i gjatë është 365 ditë pune.

“Loti më i gjatë është 365 ditë pune. Pritet që gjatë këtij viti të përfundojë. Ne e kemi një kompani mbikëqyrëse të jashtme për të gjitha llotet e këtij projekti. Ata janë në terren për çdo ditë”.

“Ne jemi duke bërë përpjekje që të mos pengohet komunikacioni në asnjë moment për shkak se kompanitë kanë aplikuar edhe me një plan të menaxhimit të trafikut”, tha ai.

Ndërsa, për sa i përket deklaratave të Durmishit se gjatë verës pritet që një pjesë e rrugës të asfaltohet në mënyrë që të mos bllokohet komunikacioni, ai tha se për këtë janë duke bërë përpjekje maksimale.

“Ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që të asfaltohet një pjesë para ardhjes së mërgimtarëve. Por megjithatë komunikacioni nuk do të bllokohet”, tha ai.

Kontrata shtesë për rrugën nacionale Prishtinë - Podujevë
Kontrata shtesë për rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë
Kontrata shtesë për rrugën nacionale Prishtinë - Podujevë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img