2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Edhe 500 mijë euro të tjera për rrugën Prishtinë-Podujevë

Edhe 500 mijë euro të tjera do të shpenzohen për rrugën Prishtinë-Podujevë, vlera e të cilit është paraparë të shkonte deri në 38 milionë euro.

Për punë shtesë, Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë një kontratë të re kompanisë “Agbes Construksion”, me seli në Fier të Shqipërisë.

Kontrata, e dhënë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit, peshon 570 mijë euro.

Kompania ndërtimore “Agbes Construksion”, e kishte fituar në qershor të vitit të kaluar  llotin e tretë të kontratës në vlerë 9.2 milionë euro.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka sqaruar se i tërë segmenti i rrugës Prishtinë-Podujevë i cili do të zgjerohet do të jetë me pesë llote.

16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img