0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Edhe 32 milionë dollarë nga SHBA-të për Kosovën, në total granti arrin vlerën mbi 73 milionë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se sot bashkë me drejtoren e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi e në prezencë të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier, ka nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve.

Presidentja Osmani në një postim në Facebook shkruan se mbështetja vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

“Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës!

Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amendamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parasheh fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.

Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

Kosova është e bekuar me aleatët e saj!”, shkruan Osmani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img