1.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Edhe 25 mijë euro për funksionalizimin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në kryeqytet

Objekti i ri i bibliotekës së kryeqytetit – që ka nisur si projekt qysh më 2011 – më në fund ka hapur dyert. Por ende jo për lexuesit. Raftet janë mbushur me libra që janë bartur prej objektit të vjetër të bibliotekës “Hivzi Sulejmani”.

Sanimi i defekteve teknike dhe bartja e librave janë punët finale në objektin që nuk ka arritur të funksionalizohet tash e pesë vjet. Objekti trekatësh në hapësirën prej 30 arësh në lagjen “Dardania” pritet të hapë dyert edhe për lexuesit, shkruan Koha Ditore.
Komuna e Prishtinës nuk jep një datë të saktë, por thotë se një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti. Telashet me sistemin e ngrohjes kanë qenë arsyetimet e zyrtarëve komunalë për mosfunksionalizimin e këtij objekti.
Me anë të një tenderi, Komuna e Prishtinës ka angazhuar kompaninë “Termovizion SHPK” për të kryer pjesën e mbetur të punës. Për ta funksionalizuar objektin që me vite të tëra ka mbetur bosh, ky institucion do të paguajë edhe 25 mijë euro.
I iniciuar në kohën kur Komuna e Prishtinës qeverisej nga Isa Mustafa, objekti i ri i bibliotekës së kryeqytetit ishte llogaritur të finalizohej me 2.5 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img