Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se janë konfirmuar 11 të raste të reja me CIVID-19, në vendin tonë.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Mitrovicës së Jugut 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Rekë) nga komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), Leposaviq 3 raste (sipas vendbanimit: Leposaviq 2 raste, Leshak 1).
Përveç kësaj, ky Institut ka njoftuar edhe se 18 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.
Marrë parasysh të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë, 851 persona janë infektuar, 381 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e coronavirusit.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes COVID-19.